
Dinamo ka bere nje tjeter hap fals ne javen e 17-te te Superliges pasi eshte ndalur ne shtepi nga skuadra e Lacit.
Blute e Muces nuk kane arritur me shume se nje barazim 1-1 ne “Selman Stermasi”, duke i dhene mundesi Beses te afrohet edhe me dy pike. Te paret kaluan ne avantazh miqte me sulmuesin Nora ne minuten e 12-te, por ne minutat shtese te takimit, sulmuesi Sabino Plaku ka evituar humbjen e kryesuesve te kampionatit.
Nderkohe, Beses i ka mjaftuar nje gol i Dhembit ne minuten e 14-te per te siguruar 3 pikeshin ndaj Gramozit. Per t’u shenuar ne kete takim jane edhe dy kartonet e kuq te marre nga Shehi dhe Goshevski. Takimi tjeter i dites se sotme mes Teutes dhe Shkumbinit eshte mbyllur 1-0 ne favor te durrsakeve, te cilet iu fallen golit te Hysenit ne minuten e 45-te.
Besa ndodhet ne vendin e dyte 12 pike me pak se Dinamo, por skuadra kavajase numeron edhe nje ndeshje me pak bashke me Skenderbeun e Korces.
Top Channel