
Kryeministri Sali Berisha dhe bashkeshortja e tij, Liri Berisha, ne prag te Krishtlindjeve kaluan sot disa momente me femijet e shtepise “Zyber Hallulli” ne Tirane.
Ne nje atmosfere festive, cifti kryeministror ka uruar femijet per festat e fundvitit, duke shprehur njekohesisht edhe falenderimet per mesuesit dhe kujdestaret e ketyre femijeve.
Kryeministri Berisha tha se eshte ky staf qe, ne menyre te perditshme u zevendeson dicka femijeve nga dashuria e munguar prinderore, prandaj, strukturat e shtetit do te jene gjithmone prane tyre per t’u zgjidhur cdo problem.
Pasi u ka shperndare dhuratat femijeve te “Zyber Hallullit”, kryeministri Berisha ka kaluar nje tjeter pjese te dites me disa nga femijet e minatoreve te vrare, femijet e policeve te rene ne detyre, femijet rome dhe me femijet me rezultate te larta ne mesime.
Top Channel