Xhamajke, 30 te plagosur ne aksidentin e Boeing 737
23/12/2009 09:05
Rreth 40 persona jane plagosur pas nje aksidenti me nje avion Boeing 737 te American Airlines qe mund te kishte perfunduar ne nje tragjedi.
Ngjarja ndodhi ne Kingston te Xhamajkes ku avioni i nisur nga Miami me 331 persona ne bord, doli nga pista e aeroportit Norman Manley dhe u nda ne dysh. Ngjarja ndodhi ne oren 22:00 me ate lokale pasi ne ate moment pista ishte perfshire nga nje shi i dendur.
“Te plagosurit jane transportuar ne spitalin e Kingstonit”, tha ministri xhamajkian i Informacionit, Daryl Vaz. Sipas tij, deri ne keto momente nuk ka te dhena per viktima, ndersa 3 prej te plagosurve jane ne gjendje te rende.
Top Channel