
Duke ndjekur tashme nje tradite per te tretin vit radhazi, bashkia e kryeqytetit ka shpallur 10 personalitetet e vitit 2009, si njerez qe kane dhene kontributin e tyre per Tiranen.
e nje mbremje te posacme per kete eveniment, kryetari i bashkise Edi Rama prezantoi fituesit qe vijne jo vetem nga bota e artit, kultures dhe sportit, por edhe nga mesimdhenia, apo te rinj qe premtojne te ardhme te shkelqyer.
Personalitetet jane propozuar nga vete qytetaret dhe votimi i tyre eshte bere nepermjet postes elektronike.
Personalitetet e bashkise per 2009 jane: zonja Vangjeli Mele, nje nder mesueset me te vjetra ne fushen e mesimdhenies ne Shqiperi, gazetari Fatos Baxhaku, Drita Babameto qe njihet per rehabilitimin e grave ne zonat rurale, futbollisti Blendi Nallbani, nje nder gazetaret e vjeter dhe themeluesit e katedres se gazetarise ne vend Ahmet Borici, “Tirana Bank” si subjekti qe ka kontribuar me shume ne gjelberimin e kryeqytetit, profesor Aleko Minga, si ruajtes dhe pasurues i gjuhes shqipe, balerini Ilir Kerni, Kujtim Likzelia per investimin e tij mbi edukimin e romeve dhe nxenesja Jonida Ndreu per rezultatet e saj te shkelqyera ne shkolle.
Top Channel