Shkoder, arrestohet nje i kerkuar prej SHBA-ve

23/12/2009 14:10

Drejtoria e Pergjithshme e Policise ka njoftuar se ka arrestuar nje prej personave qe kerkohej nga koleget amerikane te Uashingtonit, prej 11 vjetesh.

Me shtetesi amerikane, i lindur ne fshatin Trush te Shkodres, Fran Malocaj ishte perfshire ne nje nder vjedhjet me te medha ne Nju Jork  ne vitin 1998, te automjeteve luksoze me qellim rishitjen e tyre, ne Xheksonvill te Floridas.

Gjykata e Florides kishte leshuar fleten e arrestit per Malocajn, per akuzen trafik mjetesh motorike. Malocaj u arrestua ne afersi te vendlindjes se tij dhe eshte dorezuar nga Interpol Tirana, autoriteteve amerikane.   

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta