
Partia Socialiste ka deklaruar se arrestimet e djeshme ne Ministrine e Brendshme nuk tregojne luften ndaj korrupsionit, por pranine e korrupsionit ne qeverine Berisha.
Deputeti Sajmir Tahiri akuzoi madje ministrin Basha, duke u shprehur se te vetmet raste te arrestimeve ne qeveri ndodhin ne ministrite qe ai ka drejtuar apo drejton.
“Tragjedia e Gerdecit me 26 viktima, rruga Durres-Kukes me 300 milione euro deme dhe shembja e tunelit te Thirres me po 300 milione deme, jane vjedhje te Berishes. Arrestimet e djeshme nuk jane lufte kunder korrupsionit. Arrestimet e vartesve te Bashes tregojne korrupsionin ne radhet e qeverise dhe familjes se korrupsionit. Ata qe kryejne keto afera mbrohen nga kreu i qeverise”, ka pohuar Tahiri.
Top Channel