
Inspektoriati Ndertimor Kombetar pritet t’i marre te tjera kompetenca inspektoriatit te bashkive dhe komunave.
Ligjit te Inspektimit te Ndertimit i shtohen disa amendamente qe e lejojne Inspektoriatin e Larte te vendose gjoba apo t’u heqe licensen subjekteve kur konstatohen shkelje.
Nderkohe qe edhe ne rastet kur subjeketi ankohet ne gjykate, Inspektoriati i Larte i Ndertimit e ekzekuton vendimin pa pritur vendimin e saj. Ky projektligj e thellon me teper konfliktin mes ekzekutivit dhe bashkive dhe sipas deputetit socialist Erjon Brace, me i rendesishem eshte fakti se ky eshte ligj eshte hartuar per te goditur kundershtaret e kryeministrit.
“Momenti i pare eshte antikushtetueshmeria dhe cenimi i rende i autonomise vendore. Momenti i dyte theksoj se ligji eshte selektiv”, u shpreh deputeti Erjon Brace.
Ish- autori i ligjit te Inspektimit te Ndertimit dhe ish-sekretari i KRRTRSH-se, Marin arin Bicoku spiegon se amendamentet thjesht permiresojne llogjiken e ligjit ekzistues.
“Nuk shoh ndonje nderhyrje ne kompetenca. Ajo qe eshte thelbesore eshte qe ne duhet te mesohemi me permiresimet e ligjeve nga zbatimi i tyre praktik dite pas dite. Ka ardhur koha per te bere ndryshime ne kompetencat specifike te territorit dhe kjo eshte e lidhur edhe me madhesine territoriale te njesive administrative”, u shpreh Bicoku.
Projektligji pritet te miratohet ne parlament pa asnje lloj kundershtie ashtu sikunder ka kaluar edhe ne komision parlamentar.
Top Channel