Pjesetaret e nje karteli droge ne Meksike masakruan familjen e nje marinsi meksikan te vrare gjate nje operacioni te forcave speciale ku gjeti vdekjen nje prej baroneve me te medhenj te narkotikeve ne vend.
Ekzekutimi i familjes se njeriut qe u pershendet si hero nga i gjithe kombi meksikan erdhi vetem pak ore pas funeralit me te gjitha nderimet shteterore qe iu be marinsit Melquisedec Angulo Cordova.
Masakra qe pasoi ishte nje forme hakmarrjeje kunder Arturo Beltran Leyva javen e kaluar, ku bosi i kartelit me te njejtin emer u vra bashke me pese truprojat e tij. Por ai ishte gjithashtu paralajmerim per forcen ushtarake te luftes frontale qe presidenti Calderon i ka shpallur trafikanteve te droges se shenjestra nuk do te mbeten vete ushtaraket por edhe familjet e tyre.
Top Channel