Kryefamiljaret qe deshirojne te punesojne nje sherbyese per punet e shtepise, apo nje dado per femijet, do te duhet te paraqiten ne Qendren Kombetare te Regjistrimit dhe te marrin nje numer NIPT-i si nje punedhenes, behet e ditur nga nje ndryshim ligjor qe hyri ne fuqi se fundmi.
Nisma per te gjetur mekanizmat per te vjele sigurime shoqerore nga punonjeset e shtepive te te pasurve apo shtreses se mesme filloi nje vit me pare. Sipas shpjegimeve te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, punedhenesit e kesaj kategorie do te paguajne vetem 1200 leke nga 4500 leke qe jane sigurimet shoqerore minimale qe paguhen ne Shqiperi.
Qeveria ka marre persiper te mbuloje 75 per qind te kontributit. Nuk ka asnje te dhene se sa eshte numri i shqiptareve te punesuar ne kete forme, por qeveria duket se ka hequr dore nga nje nisme e pazakonte e Kryeministrit Sali Berisha, i cili kerkoi kete vit qe te gjithe te pasurve apo drejtuesve te administrates se larte, t’u kerkohej te regjistronin nje pastruese e te paguanin sigurime per te.
Sistemi i sigurimeve shoqerore ne Shqiperi vuan aktualisht nga numri i vogel i te punesuarve qe paguajne sigurime shoqerore, gjithsej rreth 400 mije vete, nga te cilet rreth 100 mije jane te punesuarit e sektorit publik. Rritja e numrit te te punesuarve qe paguajne sigurime apo rritja e sasise se kontributeve qe paguajne te punesuarit sakaq te regjistruar, ka qene shqetesimi kryesor i administrates tatimore gjate viteve te fundit.
Top Channel