Kolumbi, vritet guvernatori i rrembyer

23/12/2009 03:40

Autoritetet kolumbiane njoftojne se guvernatori i Caqueta-s, i rrembyer  mbremjen e dites se hene prej rebeleve te FARC-ut eshte gjetur i vdekur.

Te njejtat burime shtojne se Luis Francisco Cuellar, nje nder njerezit me te pasur ne vend eshte ekzekutuar vetem pak ore pas rrembimit.

Militaret e FARC-ut kane ekzekutuar guvernatorin megjithese presidenti kolumbian Alvaro Uribe ofroi nje shume prej 500 mije dollaresh per lirimin e tij.

Per Luis Francisco Cuellar ky ishte rrembimi i katert, qe i ka marre dhe jeten. Ne te shkuaren te njejtet autore, kane rrembyer jo pak, por tre here pasanikun kolumbian i cili ka arritur te lirohet vetem pas pagesave te shumave te majme te kerkuara prej rebeleve te FARC-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA