Ford ia shet Volvon kompanise kineze

23/12/2009 13:00

U krijua nga suedezet, me pas kaloi tek amerikanet dhe tashme eshte ne duart e kinezeve.

Behet fjale per makinen legjendare qe simbolizon ne nje fare menyre edhe vete Suedine, Volvo. Fordi ia ka shitur shoqerine skandinave kinezeve te Geely. Marreveshja mes firmes amerikane dhe asaj aziatike do finalizohet ne muajt e pare te vitit 2010.

Prej disa muajsh Ford kishte nisur bisedimet per shitjen e Volvos dhe ne tetor beri me dije se Geely ishte shoqeria me afer blerjes. Nderkohe, marreveshja eshte njoftuar qe diten e premte nga autoritetet suedeze.

Sipas agjencise Bloomberg, Geely ka ofruar rreth 2 miliarde dollare, me pak se nje e treta e shumes me te cilen Ford e bleu Volvon rreth 10 vjet me pare.

Top Channel