Bonot, qeveria perballet me mungese oferte

23/12/2009 08:10

Borxhet e kerkuara dje nga Ministria e Financave prej 2 miliarde lekesh me afat maturimi tremujor nuk u blene teresisht nga bankat e nivelit te dyte.

Ne ankandin e zhvilluar dje ne Banken e Shqiperise, u paraqiten pese oferta me vlere te pergjithshme prej 1.3 miliarde lekesh. Te gjitha ofertat u pranuan, ndersa interesi mesatar i ponderuar qe 6.3 per qind. Interesi mesatar nuk ndryshoi ne krahasim me ankandin paraardhes te zhvilluar me 2 dhjetor.

Emetimi i bonove tremujore dje nuk qe i programuar ne planin mujor te emetimeve qe publikohet nga Ministria e Financave. Qeveria ka ne plan te emetoje edhe 17.6 miliarde leke borxhe ne 31 dhjetor, nga te cilat 13.2 miliarde do te jene bono tremujore qe do te blihen ne mazhorance nga Banka e Shqiperise.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA