Aprovohet lista e barnave me rimbursim

23/12/2009 08:20

Aprovohen barnat e listes se re me rimbursim. Komisioni i hartimit te listes se barnave tashme ka mbyllur misionin, duke dorezuar prane sekretarise se Keshillit te Ministrave projektvendimin e kopsitur ne cdo pjese te tij.

Me gjithe deshiren e mire qe kishin anetaret e komisionit te hartimit dhe miratimit te listes se barnave, per te pasuruar kete “shporte mallrash”, nuk kane mundur te bejne me shume se sa mbajtjen e balancave.

Peshorja e situates aktuale, per sa i takon blerjes dhe tregtimit te barnave ne nje kohe kur cmimi i euros ne tregun e valutes vetem rritet dita-dites, ka qene ne qender te diskutimit mes anetareve te komisionit.

Pas mbledhjes se sugjerimeve, diskutimeve dhe balancimit te fakteve eshte rene dakord qe kjo liste do te jete me shume e ngjashme me listen e fundit te barnave me rimbursim, ate te vitit 2009.  

Lista e re e barnave me rimbursim pritet te miratohet brenda nje kohe te shkurter nga Keshilli i Ministrave. Kete here aprovimi dhe dorezimi i projektvendimit ka qene i parakohshem. Por ky vendim eshte marre qe ne muajin shtator nga ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, i cili ka sqaruar se lista e re e barnave me rimbursim do te hyje ne fuqi ne muajin 1 janar 2010.

I pyetur lidhur me permbajtjen e listes se re, ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, sqaroi: “Kategorite qe do te perfitojne nga kjo liste, do te jene pacientet kronike, pensionistet. Lista e re e barnave me rimbursim pritet te miratohet nga qeveria. Jemi munduar qe te ruajme balancat dhe te mos ta cenojme ate. Kjo duke pasur parasysh edhe rritjen e cmimit te euros. Sipas vendimit per barnat, cmimi i kembimit llogaritej me 125”, sqaroi ministri.

Sipas tij, lista e re e barnave nuk pritet te kete ilace teper te shtrenjta. Por talasemiket, pensionistet, pacientet kronike, do te vazhdojne te rimbursohen.

“Sigurisht qe do te veprohet edhe nepermjet rimbursimit spitalor. Jo te gjithe pacientet mund te perfitojne nga lista e barnave, nga lista do te perfitojne kategorite e perfshira ne liste deri tani”, sqaroi Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA