Angli, prifti besimtareve: Vidhni dyqanet

23/12/2009 01:05

“Vjedhja eshte nje mekat, por jo sa grabitja dhe prostitucioni ndaj u keshilloj njerezve ne nevoje te vjedhin, mundesisht rrjete dyqanesh te madhe, jo ato te cilat mbajne nje familje”.

Ky eshte predikimi i nje prifti protestant ne Jork te Britanise se Madhe, i cili ka hapur mjaft polemika dhe kundershtime prej konsorciumeve te dyqaneve kombetare ne Londer.

Ne nje interviste per BBC-ne, prifti Tom Xhones pranoi se vjedhja eshte nje mekat, por gjithsesi ajo eshte me pak imorale se sa prostituimi dhe grabitja me dhune.

“Kur ne si shoqeri nuk bejme asgje per te ndihmuar njerezit ne nevoje, do te preferoja qe keta njerez te vidhnin nje pako filetoje mishi, e cila do te demtonte dyqanin vetem me 80 cent se sa t’u drejtohen krimeve me te tmerrshme. Nuk them se te vjedhesh dyqanet eshte dicka e drejte. Eshte e gabuar, por ndonjehere eshte e vetmja mundesi qe u leme disa personave”, ka sqaruar per BBC-ne mendimin e tij ati Xhones.

Edhe gjate lutjeve te te dielave, ati Xhones keshillon besimtaret e kishes se tij per te vjedhur ne rast nevoje.

“Keshilla ime si prift i krishtere eshte qe te vidhni dyqane. Nuk e them sepse mendoj se eshte dicka e mire qe nuk sjell deme. Nuk eshte aspak gjest i moralshem. Keshilloj njerezit te mos vjedhin dyqane te vegjel, qe jane thjesht nje mjet per te mbajtur nje familje, por supermarkete te medha, rrjete kombetare e nderkombetare dyqanesh, meqenese humbja rikonpensohet nga te gjithe ne me cmime me te larta”, predikon prifti britanik.

Ky nuk eshte rasti i pare ne te cilin deklaratat e prifit anglikan pasojne polemika dhe kundershtime. Ne vitin 2008 Xhones kundershtoi shitjet ne rritje te revistes “Playboy” duke e cilesuar ate si nje rrezik per sjelljen dhe rritjen me parime te shendosha te femijeve angleze. Menjehere pas arsyetimit te Xhones shitjet e revistes se famshme amerikane thuajse u pergjysmuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA