
Oficeret e skuadres se ekstradimeve ne Scotland Yard mendonin se kishin goditur ne shenje duke prangosur nje te kerkuar shqiptar per vrasje.
Ne fakt kesaj radhe ata kane dale bllof, pasi testi i ADN-se ka rezultuar ne favor te shqiptarit te arrestuar qe besohej te ishte Sokol Sinani. Qe ne momentin e pare te arrestimit, i dyshuari si Sokol Sinani i tha policise se quhej Ismail Sinani dhe se ishte nje qytetar nga Dragashi i Kosoves qe kishte fituar nenshtetesine britanike pasi kishte kerkuar azil.
Per te zbuluar identitetin e vertete te shqiptarit te arrestuar u krye testi ADN-se pasi ne Britanine e Madhe jetonte Afrim Sinani vellai i Sokol Sinanit, bashkautor ne vrasjen e ndodhur ne nje fshat te Kukesit ne vitin 1996. Ne seancen e fundit gjyqesore te ekstradimit, perfaqesuesi i shtetit shqiptar ne kete proces i tha gjykates se testi krahasimit te ADN-se Afrim Sinanit me ate te personit te arrestuar si i dyshuari Sokol Sinani, rezultoi negativ.
Gjykatesja Daphine Wickam menjehere ka anuluar mandatin nderkombetar te arrestimit, duke lene te lire Ismail Sinanin i cili nen shoqerine e bashkeshortes ka lene ambientet e Gjykates se Ekstradimeve. Burime policore thane se Sokol Sinani dhe Afrim Sinani jane vellezer nga i njejti baba por me dy nena te ndryshme, prandaj edhe testi i ADN-se ka dale negativ.
Top Channel