AH1N1, Shqiperia mbi 350 te prekur

23/12/2009 08:25

Pese raste te renda te prekur nga gripi i derrit ndodhen ne gjendje stacionare, te pandryshuar, ne dy qendrat shendetesore universitare, “Nene Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”.

Nderkohe, Instituti i Shendetit Publik konfirmon se jane mbi 350 te infektuar nga gripi i derrit. Mostrat e ekzaminimit merren kryesisht ne rastet e renda, po ashtu ne monitorim jane edhe vdekjet e rastesishme. Rastet e renda me grip derri trajtohen ne repartin e terapise intensive. Sipas mjekeve, gjendja eshte e pandryshueshme, jashte rrezikut per jeten, megjithate ajo ka mbetur e tille dhe pacientet nuk jane permiresuar.

Specialistet jane vigjilente per te monitoruar situaten e gripit te zakonshem, por edhe atij te AH1N1. Po ekzaminohen rastet e renda per te verejtur nese ka komplikacione, nese ka kombinime te viruseve apo mutacione te AH1N1.

Personeli mjekesor eshte vaksinuar i pari ndaj virusit A/H1N1. Ne ambientet e spitalit infektiv ne QSUT jane vaksinuar gjate paradites mjeket, infermieret dhe pjesa tjeter e stafit qe jane ne kontakt te drejtperdrejte me pacientet e prekur me gripin e derrit. Nderkohe, vaksina do te dergohet edhe ne qendrat shendetesore, ku mund te vaksinohen ndaj ketij virusi grupet e riskut si femijet, te semuret kronike dhe grate shtatzena.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA