Webkamerat “raciste” te HP

22/12/2009 15:00

Nuk ka rendesi nese je i bardhe apo me ngjyre, por per webkamerat e instaluara ne kompjuterat e rinj HP, ngjyra e lekures duket se eshte gjithcka.

Ne nje video qe ne kohet e fundit po ngjit klasifikimin e web-it, akuzohet ndermarrja prodhuese e PC-ve me e madhe ne bote, se po shet kompjutera “raciste”.

“Po punojme per problemin”, ka shpjeguar shoqeria kaliforniane.

Programi i perdorur ne kompjuterat e rinj te HP-se lejon njohjen e fytyres dhe i jep mundesine webkamerave te ndjekin automatikisht perdoruesin kur leviz nga nje ane ne tjetren ose afrohet ose largohet gjate nje sesioni video chat-i.

Dhe eshte pikerisht ketu qe ka ndodhur edhe gafa e madhe: sistemi i quajtur “face tracking”, duket i paafte te njoh personat me lekure te zeze.

Prova per keqfunksionimin ka ardhur ne nje filmim te shkurter te publikuar kohet e fundit ne “YouTube”.

Desi, nje afroamerikan, ka provuar teknologjine e re me Wanden, nje kolege e punes e bardhe. Kamera duket se njeh kete te fundit me lehtesi. Nuk eshte keshtu per Desin: webkamera nuk leviz asnje milimeter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA