Treni i pare i “Eurostar” le Parisin

22/12/2009 10:05

“Eurostar” ka rifilluar mengjesin e sotem levizjen ne tunelin e La Manshit, pas tre ditesh sherbimi te pezulluar per shkak te motit te keq.

Treni i pare u nis nga Parisi drejt stacionit St Pancras ne Londer, ne 08:10 me oren lokale.

“Eurostar” deklaroi se sot do te zhvillohen dy te tretat e sherbimeve, por do te pranohen vetem biletat e atyre personave qe duhet te kishin udhetuar te shtunen dhe te dielen.

Kompania fajesoi kondensimin e sistemeve elektrike per nje sere nderprerjesh te udhetimeve te trenave te saj.

Pasagjeret e “Eurostar” qe kane prenotuar bileta per diten e hene dhe diten e sotme, do te mund te udhetojne vetem te merkuren. Vonesat e pasagjereve pritet te sqarohen me vone gjate dites se sotme.

“Eurostar”, qe u ka bere thirrje qytetareve qe te udhetojne vetem nese eshte e domosdoshme, ka deklaruar se problemi me trenat e saj tashme eshte zgjidhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA