Nje sasi e konsiderueshme eksplozivi eshte vendosur mbremjen e djeshme ne nje nga shtyllat e linjes se tensionit te larte 220 kilovolt i linjes Shkoder-Elbasan.
Shperthimi ka demtuar rende nje pjese te shtylles po fatmiresisht nuk ka mundur ta rrezoje ate ne toke. Kjo linje eshte shume e rendesishme per lidhjen e burimeve energjitike ne veri-perendim te vendit me pjesen tjeter.
Shperthimi shume i forte eshte degjuar deri ne Fushe-Kruje dhe ka shkaktuar deme ne banesat prane linjes.
Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per te zbuluar autoret e kesaj vepre te rende. Mesohet se jane shoqeruar disa persona qe dyshohet se mund te kene djeni ne lidhje me shperthimin.
Rrezimi i kesaj shtylle mund te krijonte nje defekt shume te rende ne rrjetin e shperndarjes se energjise duke lene pa energji zona te tera.
Ekipet e emergjences jane duke punuar per te riparuar demtimin e shkaktuar nga eksplozivi. Shperthimi nuk ka ndodhur direkt ne toke por ne nje lartesi prej 8 metra.
Top Channel