
Lorik Cana eshte shnderruar ne nje idhull te tifozerise se Sanderlendit dhe mbeshtetesit e skuadres nuk humbasin asnje rast per te takuar kapitenin e tyre.
Madje, ata kane sfiduar edhe te ftohtin e jashtezakonshem dhe jane paraqitur ne “Stadiumin e Drites” per te marre autografe dhe bere fotografi me mesfushorin shqiptar.
Ky eshte nje aktivitet i organizuar nga klubi anglez per mbeshtetesit me rastin e Krishtlindjeve, ku u paraqiten dhjetera fansa, pavaresisht temperaturave te uleta dhe debores. Ne dyqanet e impiantit, ku shiten artikuj sportive dhe suvenire nga “macet e zeza”, Cana nuk harroi te falenderonte tifozet per mbeshtetjen qe i kane dhene prej momentit kur vendosi te transferohej te Sanderlendi. Ai tha: “Prej mberritjes ne kete klub, fansat kane treguar shume besim tek aftesite e mia dhe me kane ndihmuar qe te pershtatem. eshte fantastike qe m‘u dha mundesia per te takuar kaq shume njerez prej atyre qe ne fundjave vijne te na mbeshtesin ne stadium”.
Top Channel