Ne nje nga ambientet e prefektures se Shkodres jane zhvilluar paraqiten e sotme homazhe per nder te ish deputetit socialist Leke Çukaj, i cili humbi jeten ne nje aksident tragjik.
Perfaqesues te pushtetit vendor, deputete te majte dhe te djathte, miq dhe te aferm i kane dhene lamtumiren e fundit Leke Çukaj i cili kishte nje angazhim te gjate parlamentar.
Me pas eshte bere varrimi i te ndjerit ne fshatin e tij te lindjes ne Dedaj te Malesise se Madhe.
Leke Çukaj humbi jeten te dielen e kaluar ne nje aksident tragjik ne superstraden Fushe Kruje Tirane prane fshatit Nikel.
Mjeti me te cilin ai udhetonte u perplas me nje tjeter mjet me targa te Shkodres per pasoje edhe nje tjeter peson humbi jeten ne kete aksident tragjik.
Top Channel