SHBA, nderron jete “Njeriu i shiut”

22/12/2009 16:25

Nderron jete ne moshen 58 vjecare nje nga njerezit me te vecante ne planet. Behet fjale per gjeniun Kim Peek, prej te cilit u krijua edhe personazhi i Dustin Hoffman ne filmin “Njeriu i shiut”.

Peek nderroi jete ne spitalin e Salt Lake City. Sipas babait te tij, ai mund te lexonte nje liber vetem nje here dhe ta thoshte permendesh. Qe ne femijeri, Kim tregoi se ishte ndryshe nga te tjeret pasi deri ne moshen 4 vjecare nuk arinte te ecte, ndersa gjate gjithe jetes ka pasur shume veshtiresi per te komunikuar rrjedhshem.

Pasi filmi “Njeriu i shiut” korri nje sukses te madh me 4 cmime Oscar, gjendja e Kim ndryshoi. Ate e kane takuar rreth 2 milione njerez dhe shume here fliste para nje publiku te gjere. Por takimet me fansat nuk e pengonin qe ai te mesonte permendesh listen e numrave te telefonit. Qe i vogel ai ka vuajtur nga e ashtuquajtura “sindroma e te mencurit”, nje “semundje” qe ka terhequr gjithmone shkencetaret, perfshire edhe ata te NASA-s.

Njerezit e ngjashem me Peek, ne te gjithe boten jane rreth 50, por deri tani asnje nuk ka arritur te shpjegoje shkallen e larte te kujteses se 58 vjecarit. Ne vitin 2003, NASA nisi studimin e detajuar te trurit te tij, duke publikuar edhe nje harte 3 dimensionale te struktures se tij celebrale. Peek kishte nje tendence shume te vecante, pasi me kalimin e viteve ai behej edhe me i zgjuar. Peek konsiderohej si nje gjeni ne plot 15 disiplina te ndryshme te dijes njerezore.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA