Lufta kunder korrupsionit do te perbeje nje nga pjeset kryesore te pyestorit te Komisionit Europian per Shqiperine.
Qe do te thote se tani, marrim rendesi jo perpjekjet dhe strategjite, por edhe pergjigjet konkrete per luften kunder korrupsionit.
Me keto pergjigje eshte i ngarkuar grupi nderministror i Punes per Zbatimin e Strategjise Antikorrupsion.
Shefi i grupit, ministri per Reformat Genc Pollo, duke pranuar se korrupsioni mbetet nje problem shqetesues per shoqerine shqiptare, thote se pergjigjet e pyetesorit per antikorrupsionin perbejne tani per tani prioritetin kryesor per grupin e punes.
“Detyra e grupit eshte edhe hartimi i pergjigjeve te pyetesorit. Kerkese konstante eshte lufta kunder korrupsionit dhe afro 1200 pyetje lidhen me perpjekjet tona ne luften kunder korrupsionit”, u shpreh Pollo.
Top Channel