Pyetesori i KE, MSH pergatit reformen

22/12/2009 09:40

Pergatitja e pergjigjeve per pyetesorin e Komisionit Europian, drejtuar Ministrise se Shendetesise, eshte duke u pergatitur nga grupi qendror i punes dhe specialistet e ketij dikasteri.

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, kerkoi gjate takimit te djeshem angazhim maksimal nga administrata qe ai drejton ne pergatitjen e pergjigjeve te ketij pyetesori.

“Ky pyetesor na jep mundesine per te reflektuar per te gjitha reformat e rendesishme qe jane bere deri tani ne fushen e shendetesise dhe ate çka kemi ende per te bere”, tha Vasili.

Sipas tij, deri tani eshte identifikuar i gjithe personeli ne nivelin qendror dhe ne strukturat e varesise qe do t’u pergjigjen pyetjeve brenda kapitujve te veçante te pyetesorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA