Ministri i Jashtem spanjoll, Moratinos ka deklaruar se vendi i tij do te mbaje nje qendrim konstruktiv ndaj Kosoves gjate presidences se BE, por nuk do ta njohe ate.

“Ne gjate gjithe kohes kemi qene konstruktive, me perjashtim te njohjes se Kosoves. Kemi arsyet tona per te mos e njohur ate”, ka pohuar Moratinos, pa i permendur arsyet.

Por sipas disa mediave nderkombetare, Madridi nuk e njeh Kosoven nga frika se ky veprim do te nxiste separatizmin bask dhe ate katalanas.

Nder te tjera Moratinos ka rikonfirmuar qendrimin e Spanjes pro zgjerimit te BE-se, duke shprehur deshiren qe anetaresimi i Kroacise te behet gjate presidences se saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA