Ishte 10 mije leke dhe behet 50 mije deri ne 100 mije. Nje nga ndryshimet ne ligjin “Per procedurat tatimore”, miratuar dje ne Kuvend, prek edhe pjesen e kontributeve qe nuk deklarohen nga tatimpaguesi.
Per çdo punonjes te padeklaruar ne tatime, subjekti gjobitej me 10 mije leke, ndersa tani do te kete nje ndarje: subjekti me TVSH do te gjobitet me 100 mije leke, kurse subjekti i vogel me 50 mije leke, perfshi dhe pagimin e detyrimit tatimor.
Sipas Ministrise se Financave, arsyeja e ndryshimit te ligjit ka te beje me faktin se per detyrime te papaguara ne afat, qe i perkasin shumave deri ne 200 mije leke ndaj tatimpaguesve rezulton nje penalitet i barabarte, ne masen 10 mije leke. Ky qendrim prek nje numer te madh tatimpaguesit, kryesisht biznesin e vogel.
Top Channel