Lituania pranoi burgjet sekrete te CIA-s

22/12/2009 13:45

CIA perdori te pakten dy qendra sekrete burgimi ne Lituani pas sulmeve te 11 shtatorit ndaj kullave binjake ne Nju Jork.

Keshtu thote nje raport i komisionit parlamentar lituanez, sipas te cilit ne vitet 2005 dhe 2006 avionet carter te CIA-s u lejuan te uleshin ne Lituani.

Raporti thote se asnje zyrtar lituanez lejohej t’i afrohej bazes dhe madje as t’iu jepej informacion mbi personat qe silleshin.

“Ne Lituani te pakten tete te dyshuar per terrorizem u mbajten ne nje qender te ngritur ne lagjet periferike te kryeqytetit Vilnius”, tregon investigimi.

Ne gusht te ketij viti, mediat amerikane raportuan se Lituania, Polonia dhe Rumania pranuan ngritjen e qendrave sekrete te CIA-s, si dhe lejuan marrjen ne pyetje te te dyshuarve.

Por raporti parlamentar duket se shfajeson politikanet lituaneze nga pergjegjesite per shkelje te te drejtave te njeriut, qe mund te jene bere nga agjentet e CIA-s ne territorin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA