Klima, Kina hedh poshte akuzat e Britanise

22/12/2009 10:40

Kina ka hedhur poshte deklaratat e bera nga nje minister britanik, se ajo “morri peng” perpjekjet per te arritur nje marreveshje mbi klimen ne samitin e Kopenhagenit.

Ministri i Jashtem David Miliband akuzoi Kinen se vendosi veton ndaj dy marreveshjeje per kufizimin e emetimit te gazit serre.

Por zedhenesja e Ministrise se Jashtme te Pekinit, Jiang Yu ka deklaruar se akuzat jane politike, te bera nga lidere te cilet donin t’iu benin bisht detyrimeve te tyre.

Samiti i Kopenhagenit perfundoi pa nje marreveshje baze te 192 vendeve pjesemarrese. Delegatet thejsht vendosen te nenshkruanin nje marreveshje qe njeh nevojen per te kufizuar ngritjen e temperaturave ne 2 grade.

Jiang Yu nuk permendi emrin e ministrit Miliband, por ne komentet e saj te publikuara nga agjencia “Xinhua”, ajo tha se deklaratat e disa politikaneve britanike ishin pjese e nje skeme politike.

“Synimi ishte shmangia e pergjegjesive qe duhet te merren persiper nga vendet e zhvilluara dhe krijimi i nje disonance mes vendeve ne zhvillim. Por kjo skeme nuk te con me asnje vend”, ka deklaruar zedhenesja Jiang.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA