Kuzhina orientale eshte e njohur per recetat me baze mish kafshesh por kujdes, ketu nuk futen speciet ne rrezik.
Nje shtetas kinez eshte denuar me 12 vjet heqje lirie pasi vrau dhe me pas hengri nje tiger indokinez, specie qe mbrohet me ligj ne Kine. Kang Wannian e pranoi vrasjen e kafshes se rralle, por ai shtoi se kete e beri per vetembrojtje.
Justifikimi i tij nuk ka qene bindes per gjykatesit qe e kane denuar me 12 vjet heqje lirie. Me nga 3-4 vjet burg jane denuar edhe 4 banore te fshatit te tij ne kufi me Laosin, te cilet u shpallen fajtore per bashkepunim ne krim. Kang duhet te paguaje edhe nje gjobe prej 480 mije juan (48 mije euro).
Tigri indokinez eshte ne rrezik zhdukjeje dhe sipas shkencetareve, ne bote jetojne vetem 1 mije ekzemplare ne pyjet e Kines, Laosit, Vietnamit, Kamboxhias dhe Tailandes.
Top Channel