
Al Kaeda kercenon se do te hakmerret per “viktimat” e sulmit ajror te kryer diten e enjte nga aviacioni amerikan ndaj nje baze te organizates terroriste ne Jemen.
Kercenimi eshte bere nga disa luftetare te cilet u shfaqen publikisht ne nje fshat ne jug-lindje te vendit.
Ne nje video te shkurter te transmetuar nga televizioni satelitor arab “Al Jazeera”, nje person me mjeker qe mban ne dore nje mikrofon dhe i rrethuar nga dy guerrilas te armatosur i drejtohet turmes se mbledhur per te kujtuar personat e vdekur ne sulmin ajror.
“Kemi nje bombe per armiqte e Allahut. Kemi nje problem me Ameriken dhe me njerezit e saj ne rajon. Nuk duam te vrasim jemenasit, por te hakmerremi ndaj Amerikes dhe aleateve te saj”, ka deklaruar personi.
Top Channel