Gruevski: Asnje problem me Ahmetin
22/12/2009 11:35
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka deklaruar se me kryetarin e BDI-se, Ali Ahmeti ka marredhenie te mira, duke hedhur poshte spekulimet per nje percarje ne koalicionin qeveritar.
Gruevski ka theksuar se me Ahmetin dhe me lidershipin e BDI-se ne teresi zhvillon takime te rregullta, si dhe implementon marreveshjet e arritura.
“Me BDI-ne kemi nje komunikim relativisht te mire. Une mbaj takime te rregullta me kryetarin e BDI-se dhe me anetare te tjere te kesaj partie, me te cilet kemi dialog te perhershem. Per ato ceshtje qe arrijme nje marreveshje, i permbahemi asaj dhe me pas e permbushim”, ka pohuar Gruevski.
Top Channel