Pas tre dite kerkimesh pergjate lumit Shushica, u be e mundur gjetja e trupit te nje 13 vjecareje, e cila u rrembye nga ujerat e lumit ndersa po kalonte.
Ne kerkim jane angazhuar banoret e zones, te afermit e viktimes si dhe polumbaret e repartit RENEA. Kerkimet kane rezultuar me gjetjen e viktimes ne brigjet e lumit Shushica prane fshatit Kote.
Vajza ishte se bashku me vellane e saj dhe te dy te hipur ne nje kale kane tentuar te kalojne lumin e fryre se tepermi nga reshjet e diteve te fundit. Vershimi i ujrave ka rrezuar kafshen duke hedhur ne uje te dy femijet.
Djali ka mundur te dale ne anen tjeter te lumit me not ndersa vajza eshte perpire nga ujerat. Ne te njejtin vend per shkak te mungeses se ures jane mbytur edhe 4 persona te tjere.
Top Channel