Evropa, edhe nje dite ne “kthetrat” e bores

22/12/2009 11:15

Shumica e Evropes do te perballet edhe sot me reshje te dendura bore dhe temperatura nen zero pasi nje i ftohte i acarte do te pershkoje kontinentin, duke shkaktuar kaos ne trafik.

Mbi 80 persona kane vdekur ne vendet e kontinentit te vjeter, prej te cileve 42 ne Poloni dhe 27 te tjere ne Ukraine.

Ndersa 13 persona te tjere kane vdekur ne aksidente rrugor ne Austri, Finlande dhe Gjermani, ku temperaturat rane ne -33 grade.

Trafiku ajror, rrugor dhe hekurudhor eshte coroditur plotesisht ne vendet veriore te Evropes, ku pritet te bjere edhe me shume bore.

Edhe ne Mbreterine e Bashkuar shume aksidente jane regjistruar per shkak te bllokimit te rrugeve, nderkohe qe ne disa vende te tjera te Evropes trashesia e debores ka arritur ne 50 centimetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA