Berisha: Do t’u jap toke banoreve te bregdetit

22/12/2009 08:50

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje se do te miratoje nje ligj permes se cilit synon t’i jape nje ngaster te vogel toke çdo familjeje qe banon ne zonat bregdetare dhe qe ka mbetur pa kurrfare titulli pronesie ne njezet vitet e fundit.

“Ne seancen qe vjen do te trajtojme dhe ligjin per banoret e zonave turistike, por qe ne kohen kur turizmi ishte ndaluar, ato ishin ferma dhe qe keta qytetare kane ngelur faktikisht pa nje vleresim”, tha Berisha dje, para deputeteve te grupit te vet parlamentar.

Kryeministri Berisha eshte perballur me protesta te dhunshme dhe me akuza te shumta gjate javeve te fundit nga banoret e Orikumit, te cilet thone se qeveria ka dhene tituj pronesie ku po ndertohen pallate prane shtepive te tyre.

Ne Orikum, banoret vendes u perleshen me policine per dite te tera dhe ne media pati akuza se Policia e Shtetit po perdorej si polici private nga investitoret.

Konflikte mes kompanive te ndertimit dhe banoreve vendas, te cilet pretendojne pronesine bazuar ne dokumente apo ne te drejte zakonore, kane lindur ne te gjithe vijen bregdetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA