Serbia do te dorezoje sot kerkesen formale per t’iu bashkuar bllokut te 27 vendeve anetare te Bashkimit Evropian.

Presidenti Boris Tadic do te fluturoje per ne Stokholm, ku do t’i dorezoje kryeministrit suedez Fredrik Reinfeldt aplikimin e vendit te tij.

BE shkriu se fundmi marreveshjen per tregtine e lire me Beogradin, por Serbise i duhet te kaloje edhe disa pengesa te medha, sic eshte kapja e dy te kerkuarve per krime lufte, para se te fillojne bisedimet per anetaresim.

Serbia deklaron se se fundmi ka plotesuar disa nga kriteret per anetaresimin ne BE. Nje marreveshje e rendesishme me bllokun e BE-se ka hyre ne fuqi dhe vetem fundjaven qe kaloi Brukseli hoqi vizat Schengen per qytetaret serbe.

Por perpjekjet e Serbise per te fituar anetaresimin jane frenuar nga shqetesimet e disa vendeve, ne vecanti Holandes, per shkak te deshtimit ne kapjen e dy krimineleve te luftes, te kerkuar nga gjykata e Hages.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA