Kerkesa e CEZ per te terhequr garancine prej 60 milione eurosh, eshte nje procedure qe mund te haje nje vit, ku CEZ do t’i duhet te vertetoje se Deklarata Rregullatore eshte shkelur, shpjegoi dje per mediat drejtoresha e Bankes Boterore per Shqiperine, Camille Nuamah.
Sipas saj, debatet mes ERE-s dhe CEZ-it jane te zakonshme. “Diskutimet e vazhdueshme midis kompanive dhe rregullatorit jane nje proces normal qe ne veme re ne tregjet e energjise, duke perfshire ketu edhe vendet e zhvilluara dhe kjo duhet te lejohet te vazhdoje siç eshte percaktuar ne kuadrin rregullator per sektorin”, tha ajo.
CEZ, e cila ka nen pronesi Operatorin e Sistemit te Shperndarjes sh.a., kercenoi javen e kaluar se do te terheqe garancine financiare qe shoqeroi privatizimin e OSSH-se, pasi Enti Rregullator i Energjise miratoi nje rritje çmimesh prej 7.1 per qind per kete kompani, nga 23 per qind qe kishte kerkuar ajo.
Qeveria shqiptare ka nenshkruar nje dokument ku premton se çmimi i dritave do te pasqyroje koston reale te furnizimit te vendit me energji. Per te garantuar kete deklarate, qeveria ka pranuar nje leter-krediti me vlere 60 milione euro.
Sipas Nuamah, procedurat per terheqjen e garancise jane te shumta dhe CEZ ka nevoje te vertetoje para auditoreve te pavarur se Deklarata Rregullatore eshte shkelur dhe se e gjithe procedura mund te zgjase nje vit.
Top Channel