Arrestohen 3 zyrtare te larte nga dy ministri

22/12/2009 19:55

Policia e Tiranes arrestoi tre zyrtare te larte, te Ministrise se Brendshme dhe asaj te Integrimit si dhe tre administratore kompanish private, te cilet akuzohen nga prokuroria per abuzime me nje tender per blerjen e uniformave te forcave te sigurise dhe atyre te Gardes se Republikes. (UPDATE)

Zyrtaret kane perfituar ne menyre te kundraligjshme 125 mije euro ne kembim te dhenies se tenderit per tre kompanite private.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise berne te ditur se pas perfundimit te operacionit me emrin e koduar “Prokurimi i fundit”, u arrestuan Bujar Murati, drejtor i Prokurimeve ne Ministrine e Brendshme, Tahir Imami, shef i prokurimeve ne Garden e Republikes dhe Redi Popesku specialist ne Ministrine e Integrimit, i cili kryente rolin e ndermjetesit.

Policia arrestoi edhe 3 administratoret, Artan Berberi, Jani Gjergjefi dhe Agush Sadiku. Autoritetet bene te ditur se po vazhdojne hetimet per identifikimin e personave te tjere te cilet mund te jene te perfshire ne kete aktivitet korruptiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA