Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se dokumentat qe tregojne se Teherani ka ne plan per te testuar nje hedhes te bombes berthamore jane vetem mashtrime te Shteteve te Bashkuara.
Ne nje interviste per “ABC News”, Ahmadinejad eshte shprehur se lajmet e publikuara se fundmi ne mediat amerikane jane teresisht te paverteta.
“Kritikat ndaj Iranit per programin e tij berthamor jane kthyer ne shaka te vazhdueshme pa shije”, ka deklaruar Ahmadinejad, i cili ka ritheksuar se programi berthamor i Iranit ka vetem qellime paqesore.
Intervista ishte nje mundesi e rralle per te pare nje lider iranian qe iu pergjigjet pyetjeve te mediave amerikane.
Por pergjigjet e Ahmadinejad nuk jepnin shume te dhena per te treguar se administrata e tij do te mbaje nje qendrim ne perputhje me kerkesat e Perendimit.
“Times” shkruante javen e kaluar se kishte siguruar nje dokument te vitit 2007 qe tregonte nje plan 4 vjecar te Iranit per te testuar hedhesin e raketave berthamore duke perdorur uranium te deuteriuar.
Top Channel