Afganistan, NATO: Asnje afat per terheqje

22/12/2009 18:25

Nuk ka afat per terheqjen e trupave perendimore nga Afganistani. Keshtu eshte shprehur sekretari i pergjithshem i NATO-s, Rassmusen.

“E di qe disa duan te dine se per sa kohe do te qendrojne forcat nderkombetare, ose me sakte jane te frikesuar qe trupat mund te largohen shume shpejt”, eshte shprehur Rasmussen, duke folur ne krahe te presidentit Hamid Karzai.

“Nuk duhet te kete dyshime, komuniteti nderkombetar do te jete me ju, do ju mbroje dhe do ju ndihmoje per te ndertuar vendin tuaj derisa te jeni te gatshem te qendroni vetem”, shtoi ai.

“Forcat afgane do te fillojne te marrin komanden kur te jene gati”, pohoi Rasmussen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA