Dhjetera banesa jane nen uje ne zonen e Ures se Mifolit dhe ne Novosele per shkak te daljes nga shtrati te lumit Vjosa.
Rreshjet e dy diteve te fundit e rriten nivelin e lumit duke shkaktuar permbytje nga qyteti i Permetit deri te banesat ne zonen fushore ne Fier dhe Vlore.
Ne Uren e Mifolit mbi 23 banesa u permbyten menjehere. Banoret hipen ne taracat e shtepive dhe te mesuar me permbytje te tilla qe ndodhin disa here ne vit munden te shpetojne edhe pajisjet brenda ne banesa.
Nderkohe, prefektura ka marre masa per evakuimin e banoreve. Te pakten 100 familje jane demtuar rende nga permbytjet e shkaktuara mesnaten e se dieles dhe mengjesin e se henes ne kete zone.
Per te pare nga afer demet atje ishin edhe ministrat Lulezim Basha dhe Genc Ruli. Ministri i Brendshem ka premtuar ndihme dhe kompensime per familjet e demtuara.
“Gatishmeria do te jete ne maksimum per te parandaluar cdo perseritje te situates. Policia dhe FNSH-ja e Tiranes do te jene ketu ne nje shkalle gatishmerie numer 1. Te jene vigjilent per te bere evakuimin para se te ndodhe fryrja e Vjoses”, ka deklaruar Basha.
Siperfaqja e tokes bujqesore qe eshte vendosur nen uje eshte e konsiderueshme. Shtabi i emergjences eshte duke funksionuar ne Fier dhe Vlore.
Top Channel