Instituti Ballkanik i Politikave dhe Federalistet e Rinj Evropiane kane derguar nje leter ne adrese te Unionit Evropian ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves.
Ne baze te kesaj letere, IPOL dhe JEF-Kosova shprehin shqetesim te thelle per menyren se si BE ende e percepton Kosoven, duke e lene ate jashte procesit te liberalizimit te vizave. Dhe si rezultat i kesaj Kosova mbetet vendi me i izoluar ne Evrope dhe bote.
Shpenzimi mesatar per nje aplikim per vize Schengen ne Kosove eshte 124 euro. Ndersa, paga mesatare mujore ne Kosove eshte 240 euro.
Kosova ka refuzimin me te madh te aplikacioneve per viza ne rajon. Rreth gjysma e kerkesave per vize Schengen nga Kosova jane refuzuar, thuhet ne leter.
IPOL dhe JEF-Kosova i bene thirrje BE-se qe te ndermarre gjithcka qe eshte ne fuqine e saj per te siguruar qe Kosova te perfshihet ne procesin e liberalizimit te vizave.
Qytetaret e Kosoves duhet te gezojne te drejten e udhetimit pa viza siç bejne fqinjet e saj, keshtu qe ata mund shohin te mirat e nje Evrope te bashkuar.
Top Channel