Presidenca Suedeze e Bashkimit Europian shmang cdo lloj implikimi te saj ne te ashtuquajturin “deshtim” te levizjes se lire te qytetareve, duke fajesuar vete vendet qe nuk perfituan nga liberalizimi i vizave Schengen ne 19 dhjetor.
“Ky deshtim i vecante iu faturohet vetem vete atyre. Ne nuk mund ta bejme punen ne vend te tyre por vetem mund t’i lejojme qe ata vete ta bejne. Ata e dine shume mire se cfare duhet te bejne dhe shpresoj se tashme do te mund te arrijne ne te ardhmen dicka per ceshtjen e vizave, megjithese do te ishte me mire dhe e kishin mundesine te ishin dhe ne grupin e pare”, ka deklaruar ministri i Jashtem suedez, Carl Bildt.
Bildt beri bilancin 6-mujor te Presidences Suedeze qe perfundon zyrtarisht mandatin ne 31 dhjetor per t’ia kaluar stafeten ne 1 janar Spanjes.
Pasi evidentoi si arritje ne fushen e zgjerimit kandidaturen e Islandes dhe aplikimin qe pritet te dorezohet te marten ne Stokholm nga serbet, ministri suedez, ashtu sikunder homologu i tij spanjoll 3 dite me pare, foli per Kroacine, Malin e Zi, Bosnjen dhe Maqedonine, por nuk permendi ne asnje moment Shqiperine.
Jo vetem ne fjalen hyrese, por edhe kur u pyet per Shqiperine, Bildt preferoi te shprehej vetem mbi Bosnjen, vend i cili karakterizohet nga mungesa e dialogut politik e qe radhitet ne te njejten kategori me Shqiperine per ceshtjen e liberalizimit te vizave.
“Nuk ka asnje dyshim se ne do te kishim deshiruar per shembull qe Bosnja te ishte perfshire ne liberalizimin e vizave qe ndodhi javen e kaluar e per kete nuk ka asnje pikepyetje. Por ky ishte vetem deshtim i lidershipit te Bosnjes. Une vajta atje edhe gjate presidences ceke te BE-se dhe iu thashe se duhet te kuptoni qe procesi i anetaresimit eshte i bazuar mbi performance dhe se ju duhet te arrini nje marreveshje te mire mbi keto ceshtje kyce, perndryshe ju do te mbeteni pas te tjereve, sepse pjesa tjeter e rajonit po ecen perpara. Une nuk mendoj se ata na degjuan sa duhet dhe ne perputhje me kete sjellje, u lane pas, cfare eshte vertet per te ardhur keq por eshte prej deshtimit nga ana e tyre per ceshtjen e vizave”, ka theksuar Bildt.
Ministri suedez theksoi se kjo ishte konferenca e fundit per shtyp e nje presidence qe udheheq politiken e jashtme te BE-se, pasi me hyrjen ne fuqi te Traktatit te Lisbones, kete detyre e merr ekskluzivisht perfaqesuesja e re e larte, Catherine Ashton.
Presidencat pasardhese, spanjolle, belge, hungareze e me radhe, nuk do te kene tashme rol udheheqes ne fushen e politikes te jashtme, por vetem mbeshtetes dhe ndihmues.
Top Channel