
Me 7 vota pro, 2 kunder dhe 2 abstenime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qe t’i kerkoje Komisionit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa nje interpretim te vendimit te 19 dhjetorit, me te cilin ky organ udhezoi KQZ-ne qe te shpalle rivotim per komunen e Prizrenit, Gjilanit dhe te Lipjanit.
Kryetarja e KQZ-se, Nesrin Lushta, tha se vendimi i anetareve te ketij institucioni eshte marre per shkak te paqartesive ne lidhje me vendimin e KZAP-se.
“Vendimi qe mori sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte jo qe KZAP te ndryshoje kete vendim, por qe te jape nje sqarim perse ne diapozitivin e vendimit te vet ka perdorur termin ‘udhezohet’ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Lushta.
Komisioni Zgjedhor per Aneksa dhe Parashtresa udhezoi te shtunen KQZ-ne qe te marre vendim per rivotim ne 3 komunat ku, sic thuhet, jane evidentuar parregullsi te shumta gjate rrethit te dyte te zgjedhjeve lokale te mbajtura me 13 dhjetor.
Top Channel