Paris-Londer, “Eurostar” rifillon neser nga puna

21/12/2009 16:45

Trafiku i treneve “Eurostar” mes Parisit dhe Londres duhet te rifilloje pjeserisht qarkullimin qe prej mengjesit te neserm, nese provat qe po behen do te shkojne mire.

Lajmin e ka bere te ditur nje drejtues i konsorciumit, i cili gjithesesi ka saktesuar se kthimi i situates ne normalitet do te ndodhe vetem pas Krishtlindjeve.

Nderkohe, faqja e internetit e kompanise ka njoftuar se “Eurostar” do te rimbursoje pasagjeret qe mbeten te bllokuar ne tunelin e La Manshit gjate nates te se premtes dhe se shtunes, si dhe te gjithe ata qe nuk munden te udhetonin ne tre ditet e fundit.

Top Channel