Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te mblidhet sot per te vendosur rreth propozimit te Komisionit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa per perseritjen e balotazhit per kryetare te komunave Prizren, Gjilan dhe Lipjan.

Por sipas KQZ vendimin per mbajtjen e rivotimeve ose jo ne keto komuna, e merr Gjykata Kushtetuese ose ajo Supreme.

Shefi i KQZ-se, Xhemail Peçani, ka thene se anetaret e ketij organi jane te njoftuar me vendimin e KZAP-it dhe se ai mbetet per t’u shqyrtuar te henen.

“KQZ ja ka marre vendimin e KZAP-it, eshte njoftuar me vendimin rreth perseritjes se zgjedhjeve ne keto tri komuna. E kemi analizuar, e kemi shqyrtuar; ka mbetur qe edhe nje here, te henen, te ulemi dhe te shohim se cfare do te behet me tej”, ka thene Peçani, ben te ditur Telegraf.

Edhe dy partite kryesore politike LDK dhe PDK u dakorduan me propozimin e KZAP-it per perseritjen e votimeve ne tri komuna, per shkak te parregullsive qe u vune re ne raundin e dyte te zgjedhjeve.

Top Channel