Ehud Olmert deklarohet i pafajshem

21/12/2009 11:25

Ish kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert eshte deklaruar i pafajshem ne procesin kunder tij.

Ish shefi i partise Kadima akuzohet se ka pranuar mijera dollare ne kohen kur ka qene ne krye te Bashkise se Jeruzalemit nga biznesmeni amerikan Morris Talansky. Gjithashtu Olmert akuzohet se eshte mbeshtetur financiarisht nga disa institucione per udhetimet e tij jashte vendit.

Olmert e mori detyren e kryeministrit pas atakut qe pesoi Ariel Sharon, por ai nuk arriti te qendronte me shume se 2 vjet ne krye te qeverise, duke shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Top Channel