
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci ne tubimin me keshilltaret e porsazgjedhur te komunave te Kosoves nga radhet e LDD, theksoi se viti qe kaloi tregoi haptazi antivlerat e te ashtuquajturit koalicion per shtetin e Kosoves, koalicionin PDK-LDK.
“Koalicioni per shtetin u faktua si koalicion i suksesshem per: krim ekonomik brenda dhe jashte Kosoves, karantinim te suksesshem te ekonomise kosovare dhe qytetareve te saj, trafikim me njerez qe luftojne per ekzistence, duke paguar çmime shume te larta, perfshire edhe ate me jete personale dhe familjare, trafikim te votes se lire, te vetmes pasuri demokratike dhe shpirterore te njeriut te varfer, por te ndershem”, tha Daci, ben te ditur Telegraf.
Me kete rast kryetari Daci ju drejtua edhe qytetareve te Kosoves duke vleresuar se trafikimi i votes ne demokraci konsiderohet krim edhe me i madh se ai ekonomik.
Top Channel