
Asnje drejtues i meparshem ne historine e Brazilit nuk ka gezuar nje mbeshtetje si kjo qe ka presidenti aktual Luiz Inacio Lula da Silva.
Kreu i vendit amerikano-latin mbeshtetet nga 72 % e popullsise rreth nje vit para zgjedhjeve. Brazilianet e cilesojne Lulen si nje president te “mire” ose te “shkelqyer”. Sondazhi u krye javen e kaluar ne rreth 12 mije persona, ku 6 % e tyre kane nje mendim negativ, ndersa 21 % e vleresojne mesatarisht edhe pse ai eshte ne vitin e shtate te pushtetit.
Ne muajin gusht nje sondazh e e nxirrte presidentin me 68 % mbeshtetje, ndersa niveli me i ulet u shenua ne vitin 2005 me 28 % per shkak te nje skandali ne Kongres. Lula eshte me i famshem ne veri-lindje ku eshte edhe vendi i origjines se tij, ndersa ne jugun e pasur mbeshtetja eshte me e vogel.
Gjate zgjedhjeve te ardhshme, ne gare do jene Dilma Rousseff, aktualisht shefe kabineti ne presidence dhe guvernatori i San Paolos, Jose Serra.
Top Channel