“Kundershtaret” e integrimit

21/12/2009 21:10

Ne nje konference per shtyp ne fillim te javes, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule sqaroi se partia e tij nuk ka asgje personale me askend. Por kjo parti eshte e vendosur kunder te gjithe atyre qe nuk e kane per mision integrimin.

“Dihet qarte qe vetem nje force politike ne Republiken e Shqiperise ka protestuar ne Bruksel kunder integrimit te vendit deri ne plotesimin e disa objektivave fantazem, qe nuk jane vecse teka qe mbajne ne jete politikane te cilet e kane shnderruar merkaton partiake ne menyre jetese”, ka deklaruar Dule.

A eshte nje politikan i tille edhe Vasil Bollano? Kesaj pyetjeje nga gazetaret, kreu i PBDNJ-se iu pergjigj se kreu i bashkise se Himares eshte zgjedhur mese njehere, duke mbrojtur gjithmone ngjyrat e se njejtes force politike.

“Jo si disa, qe per te tjera forca kane kandiduar dhe programin e te tjerave mbrojne”, ka pohuar Dule.

Ndonese nuk i permendi me emer, Vangjel Dule e kishte fjalen per Shpetim Idrizin, qe kandidoi per Partine Socialiste dhe Dashamir Tahirin, qe kandidoi per partine Demokraci dhe Integrim. Qe atehere, ata kane krijuar partine e dyte came, Partine per Drejtesi dhe Unitet.

“Askush me shume se populli cam deshiron integrimin evropian. Ju zoti Dule jeni ai qe nuk e doni, sepse nuk do te kete me blerje te votes me viza”, ka deklaruar perfaqesuesi i PDU, Dojaka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA