“Pio XII”, Izraeli kerkon hapjen e arkivave te Vatikanit

20/12/2009 10:50

Ministri i Jashtem izraelit, Ygal Palmor pas Lumturimit prej Vatikanit te Papa Pio XII i ka kerkuar ketij te fundit te hape arkivat per te zbardhur rolin e Papatit gjate periudhes se Holokaustit nazist.

“Procesi i Lumturimit eshte nje ceshtje e brendshme e e Kishes Katolike, por ne lidhje me rolin e Papa Piut gjate Holokaustit, historianet duhet te jene ne gjendje te vleresojne veprimet e tij ne kontekst me kohen kur jane kryer ato”, deklaroi Palmor.

Kerkesa e Ministrit te Jashtem izraelit vjen nje dite pasi Papa Benedikti i XVI firmosi dekretin e Lumturimit te Pio XII.

Top Channel